Izolim në Milano, Begovic: Nuk kisha parë kurrë një situatë të tillë!

“Është një makth”. Portieri Milanit, Asmir Begovic e përshkruan kështu atmosferën në Milano në emergjencën koronavirus.

“Rrugët janë të shkreta. E vetmja gjë hapur janë supermarketet. Mund të marrësh ushqim e më pas të kthehesh në shtëpi. Është çmenduri. Njerëzit kanë thënë se është si skenë filmi dhe ashtu është. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë deri më sot. Nuk jam i sigurt se njerëzit e dinë sa keq është këtu.

Portieri ka vazhduar rrëfimin e tij mbi muajt e parë në qytetin e modës, në shtetrrethim për shkak të virusit të frikshëm: “Është shkatërrimtar për njerëzit. Duket si makth e mund vetëm të shpresosh se gjithçka do të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndodhi kaq shpejt …”,  ka rrëfyer për gazetën angleze Begovic.

The eerie scene at the iconic Duomo Square in Milan on Sunday as people stay indoors

SHKARKO APP