Izrael, Elis Bakaj debuton me gol
Elis Bakaj e nis mbarë aventurën në Izrael me skuadrën e Hapoel Ranana. Ish- sulmuesi i Tiranës ka shënuar gol në debutimin me fanellën e skuadrës së tij kundër Hapoel Beer Sheva, e vlefshme për raundin e parë të Kupës. Futbollisti 28-vjeçar i lindur në Tiranë përfitoi nga një top i kthyer në mënyrë të gabuar nga mbrojtja kundërshtare, duke u shkëputur në brendësi të zonës së rreptësisë për të goditur me të majtën.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 pasi miqtë arritën të barazonin në minutën e 52 me anë të Hoban. Me golin e shënuar në takimin e parë me Hapoel Ranana, Bakaj konfirmohet në formë duke fituar terren edhe në ekipin e tij të ri ku pritet të jetë titullar gjatë sezonit. Hapoel Ranana e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 7 të kampionatit izraelit, ndërsa ndeshjen e parë të Premier League këtë do ta luajë në datën 22 Gusht në shtëpi kundër Hapoel Kfar Saba.
KOHA JONË SONDAZH

