Izraeli mbërrin në Tiranë pa trajnerin Ben Shimon për miqësoren ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në Tiranë për ndeshjen miqësore të së mërkurës ndaj Shqipërisë, por delegacioni izraelit është paraqitur pa trajnerin kryesor, Ran Ben Shimon, i cili është detyruar të mungojë për arsye shëndetësore.

Sipas raportimeve nga kampi izraelit, 55-vjeçari nuk ka mundur të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar pas një incidenti të ndodhur pak ditë më parë gjatë një ndeshjeje padeli, ku ka pësuar një dëmtim në kokë. Me rekomandim të mjekëve, Ben Shimon nuk është lejuar të udhëtojë me avion deri në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.

Në mungesë të trajnerit kryesor, drejtimin e përfaqësueses izraelite në sfidën ndaj Shqipërisë do ta marrë zëvendëstrajneri Gal Kohen, i cili pritet të udhëheqë skuadrën gjatë përgatitjeve dhe ndeshjes në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqësorja ndaj Shqipërisë konsiderohet një test i rëndësishëm për të dy kombëtaret në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?