Ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet e Champions Leagues
Pas ndeshjeve të para çerekfinaliste të Champions Leagues është krijuar një ide e përafërt për skuadrat që do të vazhdojë aventurën në këtë kompeticion.
Sot dhe nesër janë dy ditë vendimtare pasi do të përcaktohen 4 skuadrat që do të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Natyrshëm lind pyetja si do të luhen përballjet në gjysmëfinale të Champions Leagues?
Kujtojmë që këtë sezon do të veprohet ashtu si edicionin e kaluar ku u zhvillua sërish short për të vendosur çiftet gjysmëfinaliste.
Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, më 21 prill ora 12:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste të këtij sezoni.
Ndeshjet e para gjysmëfinalsite do të luhen më 1 dhe 2 maj, ndërsa ato të kthimit 9 dhe 10 maj. / SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

