Ja sa janë shanset e Shqipërisë për të shkuar në Kupën e Botës

Së fundmi janë publikuar përqindjet zyrtare të probabilitetit të play-off-it drejt Botërorit 2026. Sytë e futbollit shqiptar janë të përqendruar te Zonën B, ku ndodhet edhe Shqipëria, një nga katër skuadrat që garojnë për një biletë unike drejt SHBA-Meksikë-Kanada 2026.

Sipas të dhënave të We Global Football, zona e Path B është një nga më të balancuarit, por edhe më të vështirët: Ukraina, Polonia, Suedia dhe Shqipëria formojnë një rrugë ku çdo ndeshje është finale.

Probabilitet e kualifikimit

Swiss Digital Desktop Reklama

🇺🇦 Ukraina – 42.6%

Swiss Digital Mobile Reklama

🇵🇱 Polonia – 26.3%

🇸🇪 Suedia – 21.1%

🇦🇱 Shqipëria – 10.0%

Shqipëria është vlerësuar me 10% shanse për të shkuar në Botëror, duke u renditur e fundit në këtë grup të hekurt. Por këto janë thjesht përllogaritje matematikore, ndeshja në fushë është histori tjetër.

Ndeshja e parë e play-off-it për kuqezinjtë është përballja e madhe ndaj Polonisë, në transfertë. Pikërisht ky duel ka ndikimin më të madh në probabilitetin total.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?