Ja sa miliona euro përfitojnë skuadrat gjysmëfinaliste në Champions
Mbrëmjen e sotme rikthehet magjia Champions League ku katër skuadra do të luftojnë për 2 bileta gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni.
Kualifikimi për në fazën tjetër do të thotë një përmirësim të financave pasi miliona euro do të derdhen në arkat e klubeve që do të vazhdojë rrugëtimin në Champions League.
UEFA akordon një shumë prej 7.5 milionë eurosh për klubin që kualifikohet në gjysmëfinale të këtij eventi madhështor.
Pa përfshirë të drejtat televizive, fituesi i trofeut vetëm nga UEFA do të përfitojë plot 15.5 milionë euro ndërsa nënkampionia 11 milionë euro.
Deri në këtë raund Bajerni ka arkëtuar 31.2 milionë euro që së bashku me marketingun dhe biletat kjo shumë shkon në 70 milionë euro.
Të presim se cilat do të jenë 4 skuadrat fatlume që do të kualifikohen në gjysmëfinale të Champions Leagues.
/ SYRI.net /
KOHA JONË SONDAZH

