Ja sa mirë ka luajtur dje Skenderbeu në Moskë, por humbi (video)
Përgjithësisht ishte një lojë e pëlqyeshme e futbollistëve korçarë, ku diferencën e bënë vetëm golat e Niasse dhe Samedov, pas gabimeve në vendosjen e mbrojtjes së Skënderbeut.
Në pjesën tjetër të lojës, korçarët luajtën të qetë, të kujdesshëm dhe më të lirshëm e të sigurtë në veprimet e tyre, duke vështruar edhe drejt portës ruse.
Salihi, Latifi dhe Berisha nuk ngurruan të godisnin, por pa arritur në gjenin rrjetën kundërshtare në rastet që iu paraqitën.
Ky i fundit, Berisha, në krahun e majtë, ishte një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen e Lokomotivës me shpërthimet e tij të papërmbajtshme.
20 minuta trajneri Josa i rezervoi edhe për Shkëmbin, Arapin dhe Prognin për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por fati i ndeshje ishte “vulosur” nga gabimet e vetë korçarëve, të cilët u goditën në çastet më të mira të lojës së tyre.
Pas dy ndeshjeve në grupin H, Skënderbeu renditet në vendin e fundit, pas dy humbjeve, ndaj Beshiktashit në Elbasan dhe Lokomotivës në Moskë.
KOHA JONË SONDAZH

