Ja tre skenarët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016

 

Në Europian do të marrin pjesë 24 ekipe, 19 futen direkt, nga 2 nga 9 grupet, e treta më e mirë, 4 të tjera dalin nga faza e “Play-Off”-it dhe Franca që është organizatorja.

Vendi i dytë është akoma në lojë, pasi Shqipëria ka tre ndeshje për të zhvilluar, respektivisht me Portugalinë më 7 shtator, Serbinë më 8 tetor dhe e mbyll me Armeninë jashtë me 11 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Danimarka udhëton për në Armeni më 7 shtator dhe në fund në Portugali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shanset janë që kuqezinjtë të blindojnë vendin e dytë, pasi kanë dy ndeshje brenda, ndërsa Armenia është pa objektiva.

Danimarka ka një ndeshje të lehtë në letër në Armeni, por në fund e mbyll me Portugalinë, e cila nëse ndalet në Elbasan duhet të fitojnë me cdo kusht.

Por nëse nuk arrin vendin e dytë, Shqipëria thjeshtë duhet të ecë me këtë ritëm për të mbajtur kryesimin si ekipi i tretë më i mirë në grupe.

Aktualisht kemi 11 pikë, sa Hungaria që ka golaverazh më të dobët se ne, por ka edhe tre ndeshje, po aq sa edhe Shqipëria me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Ishujt Faroe.

Rrezik potencial janë edhe Norvegjia me Rusinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?