Jadon Sancho rikthehet zyrtarisht te Dortmundi, merr numrin 10

Jadon Sancho bëhet sërish pjesë e Borussia Dortmund. Nënkampionët e Gjermanisë kanë prezantuar sulmuesin e majtë anglez, i cili vjen në një huazim 6-mujor nga Manchester United.

Edhe pse u transferua nga Dortmundi te United për 85 mln euro në verën e vitit 2021, asnjëherë nuk mundi të tregonte vlerat e tij më të mira.

Drejtuesit e klubit gjerman do të paguajnë 4 mln euro për huazimin e 23-vjeçarit, të cilin e pret fanella me numrin 10. Sancho kaloi katër sezone (2017-2021) shumë të mira në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jadon është një futbollist që bën diferencën dhe mezi po pres ta shoh sërish me fanellën verdhezi. Ai i njeh qytetin, stadiumin, tifozët tanë dhe klubin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse nuk ka luajtur ndeshje gjatë muajve të fundit, ne jemi të sigurt se do të gjejë formën e tij më të mirë dhe do të na ndihmojë në realizimin e objektivave me cilësitë e tij”, u shpreh Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Dortmundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?