James Rodriguez dhe gruaja e tij, dy 10-at e Real Madrid! (Foto)
James Rodriguez, ylli kolumbian i Realit të Madridit, u kthye këtë fundjavë për të ndjekur një ndeshje volejbolli të femrave, ku luante bashkëshortja e tij, Daniela Ospina, e cila aktivizohet me “Los Blancos”, në kryeqytetin spanjoll. Daniela Ospina i tregoi James Rodriguez se nuk është vetëm ai një sportist i dalluar i familjes kolumbiane, që jeton tashmë në Madrid. Ish-volejbollistja e kombëtares kolumbiane, e volejbollit të plazhit, është bërë së fundmi pjesë e ekipit të volejbollit të femrave, të Real Madrid. Rodriguez kishte marrë me vete edhe vajzën për të ndjekur ndeshjen e volejbollit, vetëm pak momente pasi ndihmoi Real Madrid të fitonte 2-1 ndaj Cordoba, në transfertë. Me këtë fitore skuadra e Carlo Ancelotti qëndron në krye të La Liga, vetëm një pika para rivalëve të Barcelonës, por madrilenët kanë një ndeshje më pak. E veçanta e ndeshjes së volejbollit, ku luante gruaja e Rodriguez, është se edhe ajo, ashtu si James, mbante numrin 10 mbi shpinë. Talenti i saj nuk është ndonjë surprizë e madhe në sport, sepse ajo është edhe motra e portierit të Arsenalit, David Ospina.
KOHA JONË SONDAZH

