Japonia heq dorë nga organizimi i Kupë së Botës për Klube

Japonia i ka komunikuar zyrtarisht FIFA-s se do të heqë dorë nga organizimi i Kupës së Botës për Klube 2021, e cila do të zhvillohej nga 9 deri në 19 dhjetor.

Ky vendim erdhi si pasojë të situatës së Covid-19, e cila pamundëson praninë e publikut për të ndjekur ndeshjet dhe për të krijuar të ardhura për organizatorët.

FIFA tashmë duhet të hartojë një plan B për të shpëtuar edicionin 2021 të turneut prestigjioz. Duhet gjendur një vend tjetër që merr përsipër organizimin e këtij kompeticioni.

 

 

SHKARKO APP