Jashari: Allegri gjithmonë pranë nesh, mund të mësoj shumë prej tij

Raporti i mirë mes Ardon Jasharit dhe Massimiliano Allegrit po konfirmohet jo vetëm nga fjalët e trajnerit, por edhe nga vetë mesfushori i Milanit. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, lojtari zviceran theksoi rëndësinë që ka tekniku kuqezi për skuadrën dhe për rritjen e tij personale.

“Ai është gjithmonë pranë nesh, u jep besim individëve dhe të gjithë dhomës së zhveshjes. Për sukseset tona është shumë i rëndësishëm. Nga një trajner si ai mund të mësoj shumë”, u shpreh Jashari, duke shtuar se edhe roli që Allegri kishte si futbollist është i ngjashëm me të tijin aktual.

Për Jasharin, veshja e fanellës së Milanit ishte një ëndërr e realizuar. Mesfushori pranoi se synimi i tij ishte të mbërrinte sa më shpejt në një klub të madh dhe se gjatë verës kishte insistuar fort për transferimin në Milano: “Club Brugge kishte kontakte me shumë klube, por unë i kisha idetë e qarta dhe e shihja veten vetëm këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket objektivave sezonalë, Jashari preferon të qëndrojë me këmbë në tokë: “Po punojmë fort për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, ky është synimi ynë. Titulli? Jo, është ende herët për të folur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pak diplomatik u tregua kur u pyet për Adrien Rabiot, të cilin e vlerësoi për ndikimin e menjëhershëm në skuadër: “Nuk mund ta imitosh, secili ka cilësitë e veta. Mënyra si e lexon lojën dhe si luan është e veçantë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?