Jasir Asani shënon super gol në Iran (VIDEO)
Jasir Asani ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin iranian, duke gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlal.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në përballjen ndaj Sepahan, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Asani e zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, me një goditje të fortë me të majtën nga distanca, topi i së cilës shkoi pranë tokës dhe përfundoi në rrjetë, duke mposhtur portierin kundërshtar.
Ky është një tjetër kontribut i rëndësishëm për shqiptarin, i cili në javën e kaluar kishte dhënë një asist për skuadrën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

