Jasir Asani shënon tjetër gol në Championsin e Azisë, e majta e tij është e pakapshme (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, po kalon një moment të artë në karrierën e tij. 30-vjeçari ishte përsëri protagonist, këtë herë në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke ndihmuar skuadrën e tij Esteghlal të sigurojë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Al Wehdat nga Jordania.

Asani vulosi suksesin me golin e dytë të ndeshjes, i cili i garantoi iranianëve tri pikë të plota. Ky ishte goli i parë i anësorit kuqezi në Champions me fanellën e Esteghlalit, ndërsa vjen vetëm pak ditë pas realizimit të tij në kampionat.

Që prej transferimit të tij gjatë merkatos së verës, Asani ka treguar një formë të shkëlqyer, duke shënuar tre gola në kampionatin iranian dhe tani edhe në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me paraqitjet e tij të vazhdueshme, ai është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Esteghlalit dhe një pikë referimi për skuadrën në ndeshjet vendimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?