Java 35 “ndez” garën për mbijetesë/ Tirana fiton, Dinamo ndalet, Egnatia mund Partizanin

Java e 35-të e Abissnet Superiore ka prodhuar emocione të forta dhe rezultate që ndikojnë në luftën për mbijetesë.

Në kryeqytet, Tirana ka marrë një fitore jetike përballë Vllaznisë, duke triumfuar 1-0 në stadiumin Selman Stërmasi. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Rafa nga pika e bardhë në pjesën e parë. Bardhebluve iu anulua gjithashtu një gol i Tabekou për pozicion jashtë loje, ndërsa shkodranët e mbyllën takimin me 9 lojtarë pas daljes me kartonë të kuq të Esat Malës dhe Melos Bajramit. Me këtë sukses, Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve dhe mban gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa Vllaznia mbetet e dyta me 60 pikë.

Spektakël golash u regjistrua në Air Albania Stadium, ku Dinamo dhe Vora ndanë pikët në një barazim 2-2. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm, duke shënuar dy herë brenda 20 minutave të para me Nezirin dhe Bregun. Megjithatë, reagimi i vorakëve në pjesën e dytë ishte i menjëhershëm: Kasalla ngushtoi diferencën në minutën e 63-të, ndërsa Shehi në të 75-ën vulosi baraspeshën përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatia konfirmuan formën e mirë duke mposhtur 2-0 Partizanin në krizë. Aliyev zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, ndërsa Bakayoko dyfishoi shifrat në të 55-ën, duke i dhënë trajnerit Nevil Dede një debutim perfekt në pankinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore me peshë arriti edhe Bylis, që mposhti 2-1 Elbasanin në stadiumin Adush Muça. Marku kaloi vendasit në avantazh në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Loukili barazoi për miqtë. Goli vendimtar erdhi në minutën e 81-të nga Përndreca.

Ndërkohë, në Vlorë, Flamurtari dhe Teuta u ndalën në një barazim 1-1. Raso zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12-të për vendasit, por në pjesën e dytë Boci riktheu ekuilibrin, duke vulosur një pikë të rëndësishme për të dy skuadrat në luftën për mbijetesë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSHF EDERATASHOIPTAR RE FUTBOLLIT tabissnet Superiore REZULTATET JAVA 35 BYLIS 1812 21 2 กปก ELBASANI AF ELBASANI DINAMO CITY DINALO VORAFK CITY 22 2 2 VORA EGNATIA EGNATIA PARTIZANI 2 O 2 BANE PARTIZANI FLAMURTARI KETEUTA 11 1 TEUTA PTeЛй TIRANA KE.VLLAZMA 1 VLLAZNIA"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSHF EDERATASHOIPTAR FEDERATASHOIPTAREEFUTOLLIT ARE FUTBOLLIT SHOIP Tabissnet Superiore RENDITJA JAVA 35 1 AF ELBASANI 2 ELGAEANI ELBALANI ELDAGANI 62 VLLAZNIA 3 60 EGNATIA 4 EGRATIA 57 DINAMO CITY 5 49 PARTIZANI 6 45 TIRANA 7 41 BYLIS 8 KF VORA 41 9 39 TEUTA សប 10 39 FLAMURTARI 36"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?