Java e 11-të, Kastrioti dhe Luftëtari nuk “bëjnë shaka” për Superioren
Erzeni humb në Fushë-Krujë, Dinamo në Tiranë, ndërsa Apolonia me Sopotin fitojnë minimalisht dhe vijojnë të ushqejnë shpresat për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Janë luajtur të shtunën ndeshjet e javës së 11-të në Kategorinë e Parë. Fitoret më të thella i kanë sigluar Luftëtari dhe Apolonia, me rezultatin 4-0, respektivisht ndaj Turbinës dhe Shkumbinit. Pesë penallti janë akorduar nga gjyqtarët në ndeshjet e javës së 11-të, të gjitha të kthyera në gola. Nuk ndryshon kryesimi në grupe, ku në atë të Veriut dhe të Jugut, respektivisht ndodhen edhe këtë javë Kastrioti dhe Luftëtari. Ndeshja e fundit e javës, Elbasani-Butrinti do të luhet ditën e hënë, në “Qemal Stafa”. Papritur Elbasani është dëbuar nga shtëpia e tij, dhe i është komunikuar që nuk do të luajë në “Elbasan Arena”.
Kategoria e Parë
Java e 11-të/ 5 dhjetor
Grupi A
Mamurrasi-Kastrioti 1-2
Shënues: Vocaj 11’, Malo 70’, Rraboshta 72’
Ada-Korabi 0-0
Besëlidhja-Burreli 3-1
Shënues: Xhorxheviç 44’, 57’ (11-m), Ferhati 73’ / Ajazi 6’
Kamza-Besa 1-1
Shënues: Fonseka 46’ (11-m) / Bajaziti 57’ (11-m)
Ilria- Erzeni 1-0
Shënues: Lleshi 25’
RENDITJA
Kastrioti 26 Pikë
Besëlidhja 25
Korabi 22
Erzeni 19
Besa 17
Kamza 13
Iliria 13
Burreli 9
Ada 7
Mamurrasi 3
Grupi B
Dinamo-Pogradeci 0-1
Shënues: Çekiçi 29’
Apolonia – Shkumbini 4-0
Shënues: Ozuni 10’ (11-m), Nako 24’, 71’, Rajkoviç 36’
Sopoti-Lushnja 1-0
Shënues: Selimaj 66’
Luftëtari-Turbina 4-0
Shënues: L Liçaj 5’, Agastra 26’, Braho 57’ (11-m), Rroca 65’
7 dhjetor
Elbasani-Butrinti
RENDITJA
Luftëtari 29 Pikë
Pogradeci 23
Apolonia 22
Lushnja 18
Sopoti 17
Dinamo 13
Butrinti 8
Shkumbini 8
Turbina 6
Elbasani 5
KOHA JONË SONDAZH

