Java e 21-të e Superiores rezervon duele spektakolare, spikat Vllaznia-Partizani

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme.

Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv të javëve të fundit, ndërsa Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit të fundit në kampionat.

E shtuna do të kulmojë me supersfidën Vllaznia-Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më të pritura të javës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën do të zhvillohen dy takimet e mbetura të javës së 21-të. Në stadiumin e Vorës, Teuta do të përballet me Vorën, ndërsa java do të mbyllet në “Elbasan Arena” me një tjetër ndeshje të fortë mes AF Elbasanit dhe Dinamo City, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abissnet Superiore, java 21

Bylis – Egnatia 24.01.2026 13:30

Tirana – Flamurtari 24.01.2026 13:30

Vllaznia – Partizani 24.01.2026 16:30

Teuta – FK Vora 25.01.2026 13:30

AF Elbasani – Dinamo City 25.01.2026 16:30

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?