Java e 22-të e “Abissnet Superiore”/ Vllaznia sfidon Elbasanin, Egnatia pret Tiranën
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në fundjavë dhe pritet të ofrojë përballje interesante në luftën për objektivat sezonale.
Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tre pikët për të përmirësuar pozitat në renditje.
Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Një ndeshje e shumëpritur, ku të dyja skuadrat hyjnë në fushë me synimin për fitore. AF Elbasani ndodhet vetëm një pikë larg kreut të renditjes, ndërsa Partizani kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë.
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, ku Dinamo City pret Bylisin. Pas dy humbjeve radhazi, blutë do të kërkojnë rikthimin te fitorja përpara tifozëve të tyre.
Dy takimet e fundit të javës së 22-të janë programuar të dielën në orën 16:30. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Vllazninë, skuadër që po kalon një moment shumë të mirë dhe kryeson kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët ndodhen në një periudhë jo pozitive, pasi në tetë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur asnjë fitore.
Në “Egnatia Arena”, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin Tiranën. Rrogozhinasit në tre ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje dhe do të synojnë rikthimin te fitorja në shtëpi. Ndërkohë, Tirana vjen nga një formë pozitive, me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar Flamurtarit dhe Bylisit në renditje.
Abissnet Superiore, java 22
FK Vora – Flamurtari 31.01.2026 13:30
Partizani – AF Elbasani 31.01.2026 16:30
Dinamo City – Bylis 31.01.2026 19:00
Teuta – Vllaznia 01.02.2026 16:30
Egnatia – Tirana 01.02.2026 16:30
KOHA JONË SONDAZH

