Java e 7-të. Humbi Barcelona, barazoi Reali, La Liga “u buzëqesh” të tjerave

Derbi i Madridit mes Altetiko dhe Realit përfundoi në shifrat 1-1. Nuk pati fitues në ndeshjen e vlefshme për javën e 7- të kampionatit spanjoll, rezultat ky që i vjen në ndihmë Barcelonës pasi humbi me Sevelijen, 1-2 në përballejn e së shtunës në mbrëmje.  Të djelën në mbrëmje, në derbin e Madridit, skuadra e Benitez e nisi mjaft fort përballjen dhe në 9’ gjeti avantazhin me Karim Benzema. Atletiko kishte mundësinë e barazimit të shifrave, por në 22’, Grizman nuk arriti të mposhtë portierin Navas nga pika e bardhë e penalltisë. Edhe pse Reali pati disa raste për dyfishimin e shifrave, rrjetën e gjetën vendasit me lojtarin e ri, Vietto, në minutën e 83’, ndërsa në kohë shtesë Atletiko mund të kishte përmbysur shifrat, nëse Navas nuk do të ishte treguar në lartësinë e duhur me gjuajtjen e Jackson Martinez. Edhe pas humbjes ndaj Levantes, 1-0, në renditjen e përgjithshme vazhdon të kryesojë Villareal me 16 pikë,1 më shumë se Celta dhe Barcelona.

Këtë sezon La Liga duket më e ekuilibruar se kurrë. Pas 7 javëve të para në Primera Division vihet re një ngjeshje shumë e madhe e skuadrave në krye të klasifikimit me një diferencë prej vetëm 3 pikësh nga vendi i parë tek i 5-ti, madje Reali i Madridit, Barcelona dhe Celta Vigo që ndajnë mes tyre pozicionet 2, 3, 4 janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 15. Pas 7 raundeve të para, La Liga kryesohet nga Villareali, diçka e paimagjinueshme në startin e sezonit por një tjetër e dhënë interesante që bën akoma edhe më të bukur këtë kampionat është se lideri i klasifikimit për të parën herë që nga sezoni 2006-2007 ka një kuotë kaq të ulët pikësh. Skuadra e Marcelino Garcia Torral ka grumbulluar vetëm 16 pikë në 7 ndeshjet e para po aq sa edhe Barcelona e Valencia 9 vite më parë. Që nga ajo periudhë të gjitha skuadrat që kanë kryesuar La Ligan pas 7 javëve të para kanë patur më shumë pikë, madje në sezonin 2013-2014 jo një por dy ekipe Barcelona dhe Atletico e Madridit kishin pikë të plota 21 pas 7 ndeshjeve. Humbja me Levanten me shifrat 1-0 ishte e para për nën-detësen e verdhë por pavarësisht kësaj disfate Villareali ruajti kreun për të dytën javë radhazi. Nëse vazhdohet me këto ritme gjasat janë që ky kampionat të ketë më shumë dy rivalë për titullin, edhe pse skuadrat që mund të kërcënojnë vërtet Realin dhe Barcelonën, Atletico, Valencia dhe Sevilla nuk i kanë bërë nisjen më të mirë të mundshme sezonit. Gjithsesi e rëndësishme është që La Liga 2015-2016 të jetë më e bukur se kurrë dhe ekipi kampion mund të mos ketë më shumë se 80 pikë në përfundim të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?