Java tjetër pritet të kurorëzojë Bajern, drejt “rënies historike” Hamburg dhe Shtutgart

Edhe pesë javë deri  në mbyllje të garës së kampionatit gjerman. Por nëse Bajern i duhet vetëm një pikë që ta sigurojë matematikisht titullin dhe javën që vjen pret të kurorëzohet kampion për herë të tretë radhazi në Gjermani, mbeten ende dilema për të zgjidhur mes ekipeve që pretendojnë një vend në Kupat e Europës dhe sa u përket atyre që do të bien në një kategori më poshtë.   Në zonën Champions, Volsburg pritet të jetë “shoqëruesi i parë” i Bajern për një vend direkt nga Gjermania, ndërsa Bajer Leverkusen dhe Borussia Myshengladbah do të diskutojnë se cila prej tyre do të kualifikohet direkt, pasi vendit të katërt i duhet të  luajë “Play 0ff”. Sa i përket skuadrave që do të bien në një kategori më poshtë, dy emra të mëdhenj, Hamburg e Shtutgart rrezikojnë shumë. Të dyja këto skuadra mbyllin aktualisht klasifikimin, ndërsa Paderborn i Alban Mehës ndodhet në zonën “Play-off”. Hamburg me humbjen e fundit i ka komplikuar edhe më tepër pozitat në fund, ashtu si edhe Shtutgarti. Në pesë javët e mbetura të dyja këtyre skuadrave iu duhet të ngjiten mbi Hanoverr, që ka një diferencë prej katër pikësh nga Hamburg, për t’i shpëtuar rënies. Paderborn i Mehës u ngjit vetëm një sezon më parë në Bundesligën e parë dhe rikthimi andaj nga erdhi do të diçka më e pranueshme për këtë skuadër, ndryshe nga dy p;rej emrave më të mëdhenj të futbollit gjerman.     

Bundesliga

Java e 29-të/Të premten

Swiss Digital Desktop Reklama

Eintracht F. – Borussia M.        0-0

Swiss Digital Mobile Reklama

 18 prill

Bayer L.-Hannover                 4-0

Borusia D.-Paderborn            3-0

Freiburg-Mainc                       2-3

Hertha-Këln                            0-0

Hofenheim-Bajern. M              0-2

Augsburg-Shtutgart                2-1

19 prill

Verder B.-Hamburg                        1-0

Volfsburg-Shalke                             1-1

 

Klasifikimi

1              Bayern M.           73

2              Volfsburg             61

3              Bayer L.               54

4              Borussia M.         54

5              Schalke 04          42

6              Augsburg            42

7              Verder B.            38

8              Hoffenheim         37

9              Borussia D.        36

10           Eintracht F.          36

11           Mainz                   34

12           Köln                     34

13           Hertha                 34

14           Freiburg              29

15           Hannover            29

16           Paderborn           27

17           Stuttgart              26

18           Hamburger         25

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?