“Jemi shumë më të mirë se ata”, Arda Guler bën xhiron e rrjeteve sociale

Mesfushori i talentuar i Turqisë dhe i Real Madridit, Arda Güler, është bërë objekt i kritikave në rrjetet sociale pas humbjes së kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës.

Shkak për reagimet e shumta është bërë një video e regjistruar në tunelin e stadiumit, pak çaste para nisjes së takimit. Në pamje, Güler shihet duke motivuar shokët e skuadrës ndërsa të dy ekipet përgatiteshin të hynin në fushë.

“Forca djema! Jemi shumë më të mirë se ata. Le ta tregojmë që nga minuta e parë”, dëgjohet të thotë futbollisti turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata, e konsideruar krejt normale në kontekstin e motivimit para një ndeshjeje, mori një tjetër interpretim pas rezultatit negativ të Turqisë. Pas humbjes, shumë përdorues në rrjetet sociale e cilësuan komentin e Gülerit si arrogant, duke e kthyer atë në objekt talljesh dhe kritikash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në epokën e mediave sociale, ku çdo fjalë apo gjest mund të analizohet dhe të shpërndahet në masë, deklarata e mesfushorit të Real Madridit u bë shpejt virale. Komentues të shumtë e përdorën videon për të ironizuar futbollistin turk, duke lidhur fjalët e tij me rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Megjithatë, mbështetësit e lojtarit kanë theksuar se bëhej fjalë thjesht për një mesazh motivues drejtuar skuadrës para sfidës dhe jo për një mungesë respekti ndaj kundërshtarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?