Jo vetëm Alan Sherri, Cagliari kërkon të marrë një tjetër portier shqiptar
Cagliari në gjurmët e Etrit Berishës. Portieri i kombëtares shqiptare që vitin e kaluar ishte te Empoli është aktualisht pa një skuadër, dhe i duhet të gjejë një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.
Një nga pistat që del së fundmi në horizont është ajo e Cagliarit, klub që vetëm pak ditë më parë mori Alen Sherrin për portën. Lajmi bëhet i ditur nga media lokale Unione Sarda.
Te Cagliari në fakt janë duke kërkuar një portier të tretë, dhe drejtori sportiv Bonato preferon një lojtarë pa impejime kontraktruale, me parametra zero, ndërkohë që trajneri aktual i sardëve është Davide Nicola, që e kishte Berishën nën urdhërat e tij te Empoli sezonin e kaluar.
Situata mund të ndryshoj në fakt në rast të një largimi të portierit të parë Scuffet, që mund ta bënte një duel mes shqiptarëve për një vend titulluari.