Jo vetëm Cavani, United gati të transferojë një tjetër sulmues

Mungon vetëm zyrtarizimi për transferimin e Edin Cavanit te skuadra e Manchester United. Gjithsesi “Djajtë e Kuq” janë pranë blerjes edhe të Facundo Pellistri-t, duke mposhtur kështu konkurrencën e Lyon-it.

Në orët e ardhshme talenti 19-vjeçar do të zhvillojë vizitat mjekësore në Uruguai para se të fluturojë të hënën në Manchester. “Djajtë e Kuq” do të derdhin rreth 8.5 milionë euro në arkat e Penarol, klub me të cilin Pellistri ka një kontratë deri në 2022-shin.

Sulmuesi i ri, nëse nuk do të ketë probleme, do të nënshkruajë me Manchester United një marrëveshje për 5 vitet e ardhshëm deri në qershorin e 2025-ës.

SHKARKO APP