Jo vetëm festë për kualifikimin, lojtari i Kombëtares sot ka ditëlindjen

Tek Kombëtarja shqiptare ditën e sotme ka festë. Përveç ndeshjes me Ishujt Faroe, është Frederic Veseli që ka sjellë një tjetër atmosferë në ekip.

Mbrojtësi kuqezi feston ditëlindjen e tij të 31-të dhe kjo ditë e veçantë e tij e gjen të grumbulluar me Kombëtaren. Madje në një nga momentet më të bukura për të, pasi e feston si i kualifikuar në Evropian.

Në këtë ditë të veçantë, Veseli ka marrë një urim mjaft të bukur nga FSHF.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është një ditë e veçantë për Frederic Veselin, mbrojtësin tonë , i cili feston ditëlindjen e -të. Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Happy Birthday Frederic!”, uron Federata Shqiptare e Futbollit mbrojtësin që ka qenë pjesë e kuqezinjve edhe në “Euro 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?