FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jo vetëm në fushë, City dhe Real Madridi duel mes tyre edhe në merkato

Manchester City dhe Real Madrid nuk do të ndeshen vetëm në fushën e lojë aty kur të mërkurën në mbrëmjes në Santiago Bernabeu. Skuadra e Pep Guardiolës do të tentojnë të përmbysin rezultatin e sfidës së parë, që shkoi në favor të madrilenëve, por shumë shpejt këto dy skuadra pritet të nisin edhe një duel të ashpër në merkato.

Bëhet fjalë për talentin gjerman të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz. Ai mbetet ëndrra e shumë klubeve big në Evropë, por së fundmi sipas asaj që raporton ditën e sotme tabloidi britanik “The Sun”, skuadra e Pep Guardiolës duket se i është vënë pas gjermanit. Ëirtz kërkohet me ngulm dhe nga Real Madrid.

Skuadra e City-t e shef Wirtzin si investimin e duhur, për trashëgimtarin e belgut Kevin De Bruyne. Wirtz ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 9 asist në 22 ndeshje, duke qenë lideri për skuadrën e “Aspirinave” të Xabi Alonsos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Jo vetëm në fushë, City dhe Real Madridi duel mes tyre edhe në merkato

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?