Jo vetëm Ribery, Fiorentina kërkon një tjetër kampion në merkato

Pas Franck Ribery, Fiorentina është gati të marrë një tjetër kampion në “Artemio Franchi”, një kampion bote me Gjermaninë, Mario Goetze.

Pasi i ka përfunduar kontrata me Borussia-n e Dortmundit dhe mund të vendosë vetë për të ardhmen, ndërsa klubi vjollcë ka nisur prej kohës negociatat për ta bindur të transferohet në Firenze.

Për këtë çështje është angazhuar edhe vetë francezi Ribery, i cili mësohet se ka kontaktuar Goetzen dhe e ka ftuar që të bashkohen sërish të dy te Fiorentina, ashtu si disa sezone më parë te Bayern Munich.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të theksohet se fantazisti gjerman ndiqet edhe nga klube të tjera italiane, pasi më herët ka marrë oferta nga Roma e Lazio.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?