Jo vetëm Verona, një klub i Seria A bën gati 2 milionë euro për Ismajlin

Ardjan Ismajlin me shumë mundësi do ta shohim në Seria A gjatë sezonit të ardhshëm. Mbrojtësi që aktivizohet te Hajduku i Splitit në Kroaci është gati për të bërë një hap të rëndësishëm para në karrierën e tij.

Pas Hellas Veronës, që e sheh si zëvendësues të Rrahmanit, tashmë në garë është shtuar një tjetër skuadër e njohur. Bëhet fjalë për Torinon, që është gati që të shpenzojë për të 1.5 milionë euro, por kërkesa e ekipit kroat është dyfishi i kësaj shumë.

Në tratativat mes të dy klubeve mund të gjendet edhe gjuha e përbashkët në shumën e 2 milionë eurove, duke i dhënë Hajdukut edhe një përqindje të kartonit të lojtarit në rast se ai do të shitet në të ardhmen në një tjetër ekip. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP