Jo vetëm West Ham, klubi i Premier League bën ofertë për Brojën

STOCKHOLM, SWEDEN - MARCH 25: Armando Broja of Albania is challenged by Dejan Kulusevski of Sweden during the international friendly match between Sweden and Albania at Friends Arena on March 25, 2024 in Stockholm, Sweden. (Photo by Linnea Rheborg/Getty Images)

Armando Broja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në merkaton e Premier League. Një ditë më parë, mediat angleze shkruanin se për Brojën interesohet ekipi i West Ham, por “çekanët” më sa duket nuk janë ekipi i vetëm që kërkon shërbimet e Brojës.

Gjithnjë sipas mediave angleze, në garë për Brojën pritet të futet edhe Crystal Palace. Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të investojnë 20 milionë euro për Brojën, por kjo është një ofertë shumë larg asaj që pretendojnë londinezët.

Gjatë janarit, Chelsea kërkoi 50 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Brojës, por një shifër e tillë vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub duke parë sezonin e vështirë të sulmuesit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?