Joao Felix i “mbijeton” edhe koronavirusit, vlera e tij bie vetëm 10%

Emergjenca koronavirusit ka goditur edhe botën e futbollit, financat e tyre dhe vlerën e merkatos. Por nëse flitet që kartonët e lojtarëve të mëdhenj si Mbappe kanë përfunduar nga 200 milionë euro në 65, Joao Felix, sipas “Transfermarkt”, është i vetmi lojtar vlera e të cilit ka rënë vetëm 10% gjatë kësaj krize të pandemisë.

Sulmuesi portugez kushton në merkato 81 milionë euro, nga 90 milionë që vlerësohej para bllokimit të kampionateve. Vetëm dy lojtarë të La Liga kushtojnë më shumë se Felix, Leo Messi dhe Griezmann, ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve kanë patur rënie prej 20 për qind.

I blerë në merkaton e verës së kaluar për 127 milionë euro, sulmuesi portugez u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e “Los Colchoneros”. Portugezi gjithsesi nuk e ka justifikuar ende shumën e paguar nga klubi, në sezonin e tij të parë me Atletico.

Dy dëmtime të pësuara dhe shpesh herë pozicioni i tij në fushë i kërkuar nga Simeone e kanë penguar Joao të jetë në nivelin e tij më të lartë. Sulmuesi 20-vjeçar është portugezi me vlerën më të lartë, duke lënë pas Bernardo Silvën dhe Cristiano Ronaldo.

SHKARKO APP