FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Johnson i shkruan letër Kombëtares para finales ndaj Italisë

Disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë, teksa kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar një letër trajnerit të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, ku e komplimenton për arritjen dhe e inkurajon për të fituar edhe trofeun.

“Dua t’u komplimentoj ty dhe skuadrën për paraqitjen e jashtëzakonshme që keni bërë në këtë Kampionat Europian. Ke bërë tashmë historinë, pasi ke çuar Anglinë në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Për pjesën më të madhe të njerëzve në këtë vend, është hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Ju keni formuar një grup vëllezërish, energjia, qëndrueshmëria dhe puna në ekip – dhe talenti i pastër – duket se shkëlqejnë me gjithçka që bëni. Ju keni zgjuar entuziazmin në të gjithë vendin dhe ne e dimë se mund ta ngrini edhe atë trofe. Ne nuk po shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë në ju, Gareth, dhe në ekipin tuaj të pabesueshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, lojë të mirë dhe çojeni trofeun në shtëpi”, shkroi Johnson në letër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?