Jordi Alba i jep lamtumirën futbollit, Messi i emocionon ndjekësit: Kush do ma pasojë topin tani?

Fund i një epoke të artë në futbollin modern. Jordi Alba, një nga mbrojtësit e majtë më të suksesshëm të dekadës së fundit, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në botën e futbollit, por ai që ka prekur më shumë tifozët ka qenë mesazhi i Lionel Messit, shokut të tij të ngushtë te Barcelona dhe më pas te Inter Miami.

Mesazhi i Messit për Jordi Albën

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçkaje që kemi përjetuar bashkë, do të jetë e çuditshme të shoh në të majtë dhe të mos të shoh aty…

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e pabesueshme sa shumë asistime më ke dhënë ndër vite… kush do ma pasojë topin tani?”

Një mesazh që tregon lidhjen e veçantë që kanë ndarë të dy gjatë më shumë se një dekade bashkëpunimi në fushë, fillimisht në Camp Nou, ku formuan një nga duetet më të frikshme në Europë, dhe më pas në MLS me Inter Miami.

Gjatë karrierës së tij, Jordi Alba ka fituar gjithçka:

6 tituj të La Ligës

5 Kupa të Mbretit

1 Champions League (2015)

1 Europian (2012) dhe 1 Nations League (2023) me Spanjën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?