FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa: Luajtëm me keq se ndaj Vllaznisë, duhet të hyjmë në fushë me mentalitetin e duhur!

Kukësi nuk di të fitojë në Superiore prej 5 ndeshjesh radhazi. Trajneri i verilindorëve, Mirel Josa duke folur pas barazimit ndaj Apolonisë nuk e ka fshehur zhgënjimin për mënyrën se si lojtarët e tij e interpretuan ndeshjen.

“Unë nuk mund të them se çfarë mund te mos funksionojë, nga ana cilësore bëmë një ndeshje më të dobët sesa në Shkodër. I kemi lënë një farë hapësire, kishim disi me topin e parë, kur kishim punë me dyluftimin me mbrojtësit e qendrës, unë nuk jam i kënaqur sepse nuk doja barazim, Apolonia i pati rastet e veta, ne kishim mundësi kundërsulmi, por nuk i shfrytëzuam ato.

Mendimi im është që skuadra kur luan ndeshjet e kampionatit, duhet të hyjë edhe me mentalietetin e duhur edhe ne ndeshjen e Kupës. Nuk është problemi i fazës së mbrojtës, Apolonia mund të bënte rastet e veta, ne duhet të ishim më të ngjeshur, duhej të jepnim frymë sulmit dhe humbjes së menjëhershme të topit”, deklaroi Mirel Josa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?