Jose Mourinho do të marrë drejtimin e ekipit saudit, pritet të debutojë ndaj Romës

epa11055829 Roma's coach Jose Mourinho follows the Coppa Italia round of 16 soccer match between AS Roma and US Cremonese, in Rome, Italy, 03 January 2024. EPA-EFE/ANGELO CARCONI

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma, por tekniku portugez nuk pritet të qëndrojë shumë kohë pushim. E ardhmja e “Special One” do të jetë Arabia Saudite, edhe pse përflitet për një interesim të Napolit.

Shtypi saudit raporton se 60-vjeçari pritet të marrë drejtimin e Al-Shabab, skuadër ku luajnë emra si Carrasco, Banega dhe Diallo. Mourinhon e pret një ofertë faraonike nga klubi që garon në elitën e futbollit arab.

Trajneri nga Setubali do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si timonieri i Al-Shabab. Skuadër që në datën 24 janar ka programuar një takim miqësor kundër Romës, ish-skuadrës së Mourinhos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Al-Shabab renditet në vendin e 11-të në kampionatin saudit. Me 21 pikë të grumbulluara në 19 javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?