Jose Mourinho së shpejti në Shqipëri, pranon ftesën e Partizanit

Një nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho, së shpejti do të jetë në Shqipëri. Ai e ka pranuar me kënaqësi një ftesë, që i ka dërguar presidenti i Partizanit, për të marrë pjesë në inaugurimin e kompleksit të ri të këtij ekipi. Kompleksi përfundon gjatë muajve të ardhshëm dhe Mourinjo pritet të vizitojë vendin tonë. Presidenti i Partizanit ka marrë gjithashtu edhe një dhuratë të veçantë sot nga strategu portugez. Ai  mori një fanellë të nënshkruar nga trajneri i Chelseas, që ishte porositur nga ish-trajneri i Partizanit, portugezi Marcio Sampaio. Mësohet se Jose Mourinho me ftesën e presidentit të Partizanit, ku ndërmjetës ishte Sampaio, e ka pranuar me kënaqësi të vizitojë  Shqipërinë në muajt e ardhshëm, për ta inauguruar kompleksin e ri të KF Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?