Jose Mourinho sulmon Manchester City, mbi blerjen e bujshme të Bony
Kampionët në fuqi të Premier League arritën një marrëveshje për katër vjet e gjysmë me sulmuesin e Bregut të Fildishtë, Wilfried Bony, i cili u ble nga Swansea, për 35 ml euro dhe do të paguhet me 120 mijë euro më tepër, në një javë. Pas firmës që hodhi me ekipin e drejtuar nga Pellegrini, reagon trajneri i Çelsit, Jose Mourinho, i cili shprehet se City ka mbetur jashtë rregullores së “Financial Fair Play”. – “Sulmues i mirë. Nëse ata kanë para, nuk kanë probleme as me rregulloren. Mirë bënë. Rregullat janë ndryshe për Manchester City.” Bony, 26-vjeç, golashënuesi më i mirë i momentit në Premier League, do të mbajë fanellën me numër 14 dhe është blerja më e bujshme e dimrit në Angli. Bony, Yaya Toure, Sergio Aguero e Edin Dzeko – janë tashmë ndër pesë golashënuesit më të mirë të vitit 2014 në Premier League, dhe pjesë e të njëjtës skuadër. -“Ne nuk jemi favoritë për titull, jemi kandidatë. Do të thosha të njëjtën gjë, nëse do të ishim dy pikë pas kreut,” – shprehet trajneri portugez i Çelsit, skuadra e të cilit kryeso aktualisht Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

