Joshua zyrtarizon kundërshtarin e radhës, premton nokaut

Mbreti i peshave të rënda, Anthony Joshua,  do të rikthehet në ring më 20 qershor. Kundërshtari i radhës për boksieri  anglez është bullgari Kubrat Pulev. Kjo përballje do të luhet në stadiumin e Tottenham, në Londër.

38-vjeçari nga Sofia numëron 28 fitore dhe vetëm një humbje në 29 duele si boksier profesionist.  Në një intervistë për mediet angleze, Joshua tha:”Është një boksier shumë i zoti, të vetmen humbje e ka ndaj Wladimir Klitschko-s.

Besoj se këtë duel do e fitoj me nokaut, pse jo në raund të 11, siç ndodhi në duelin tim me Klitschko-n tre vite më parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?