Julian Alvarez nuk dorëzohet, kërkon vetëm transferimin te Atletico Madrid
E ardhmja e Julian Alvarez mbetet ende e paqartë, ndërsa merkatoja verore po hyn në ditët vendimtare. Sulmuesi argjentinas dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe destinacioni i tij i preferuar është Barcelona.
Situata mes Julian Alvarez dhe Atletico Madridit po bëhet gjithnjë e më e tensionuar. Sulmuesi argjentinas duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen dhe po shtyn fort për t’u larguar nga klubi madrilen, me Barcelonën që mbetet zgjedhja e tij e parë.
Megjithatë, dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Katalonjë përplaset me qëndrimin e drejtuesve të Atletico Madridit. Klubi spanjoll nuk dëshiron ta lehtësojë një transferim te Barcelona dhe, sipas raportimeve, do të ishte i gatshëm të negociojë largimin e Alvarez vetëm me Arsenalin.
Ky skenar nuk i pëlqen aspak sulmuesit. Ish-lojtari i Manchester Cityt nuk e ka fshehur interesin për Barcelonën dhe duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim. Raporti mes Alvarez dhe klubit madrilen është përkeqësuar gradualisht gjatë muajve të fundit. Tensioni u bë edhe më i dukshëm pas ndeshjes ndaj Villarrealit, kur argjentinasi u vërshëllye nga tifozët e Atletico Madridit para, gjatë dhe pas takimit.
Pas kësaj situate qëndrojnë edhe disa premtime të bëra në muajin shkurt. Alvarez thuhet se ishte informuar se mund të largohej gjatë verës në rast se do të mbërrinte një ofertë e përshtatshme. Tashmë, sipas raportimeve të Mundo Deportivo, lojtari nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe do të vazhdojë të kërkojë transferimin te Barcelona deri në mbylljen e merkatos.
Një tjetër sinjal ka ardhur nga rrjetet sociale. Alvarez ka pëlqyer një video të publikuar në TikTok, ku ai shfaqej i montuar me fanellën e Barcelonës dhe festimin e tij karakteristik “Spider-Man”. Arsenal mund të jetë alternativa e preferuar e Atletico Madridit, por Julian Alvarez duket se e ka bërë zgjedhjen e tij: dëshiron Barcelonën. Tani mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të arrijë të bindë drejtuesit madrilenë dhe ta realizojë transferimin e “Spider-Man” në Camp Nou.
KOHA JONË SONDAZH

