Julian Shehu: Do të jap maksimumin kudo që të luaj me trajnerin e ri, Maran
Juljan Shehu në një konferencë për mediat sot foli për ardhjen e trajnerit të ri në krye të kombëtares, konkurrencën në skuadër dhe rëndësinë e këtyre takimeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.
Pozicionimi i Shehut në fushë me ardhjen e Maran – Çdo trajner ka idetë dhe mendimet e veta për sa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë. Nuk e di ende nëse do të luaj më përpara apo në të njëjtin pozicion. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin për Kombëtaren dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin. Nëse do të luaj më përpara, do të jap më të mirën time, por edhe nëse do të vazhdoj në të njëjtin rol, do të bëj sërish maksimumin.
A duhet të ndryshojnë disa gjëra në Kombëtare me ardhjen e Maran? – Çdo trajner që vjen në ekipin kombëtar ka idetë e veta dhe dëshiron ta ndërtojë skuadrën sipas filozofisë së tij. Normalisht që mund të ketë ndryshime, pasi është një trajner i ri dhe kjo është krejtësisht normale.
Rëndësia e miqësoreve ndaj Izraelit dhe Luksemburgut në kuadër të sfiave te shtatorit – Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne në aspektin e vazhdimësisë që do të kemi në Ligën e Kombeve në shtator. Janë dy sfida të rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri.
Prurjet e reja dhe rritja e konkurrencës – Çdo lojtar i ri që vjen në ekipin kombëtar e meriton të jetë këtu. Çdo pozicion dhe çdo vend në Kombëtare është i hapur për të gjithë. Do të luajë ai që e meriton më shumë dhe konkurrenca i bën mirë ekipit.
KOHA JONË SONDAZH

