Junajtid, arrihet marrëveshja, Van Persie lojtar i Fenerbahçes

Presidenti turk konfirmon arritjen e marrëveshjes. Sulmuesi holandez Robin van Persie do të jetë lojtar i ekipit turk në edicionin e ardhshëm. Presidenti i ekipit turk, Yildirim, theksoi se: “Një tjetër “yll” iu bashkua galaksisë sonë”.

United do të përfitojë 9 milionë euro nga shitja e kartonit të tij.  Robin van Persie do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Angli, përpara se të firmosë zyrtarisht në Stamboll. Holandezi 31 vjeçar kishte edhe një vit kontratë me Manchester United, teksa tashmë do të përfitojë 320.000 € në javë nga klubi i tij i ri. United nuk kishte në plan t’i ofronte kontratë të re Van Persie dhe mbas një bashkëbisedimi me trajnerin Van Gaal, ai vendosi të pranonte ofertën e Fenerbahçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?