Junajtid ndahet në paqe me Çelsin, sot dita e Xherdan Shaqirit në Angli
Nuk ka fitues në përballjen mes Mançester Junajtid dhe Çelsit. Kryendeshja e javës së 19-të në Premier League mbyllet në barazim pa gola. Djajtë e Kuq pas katër humbjeve radhazi i japin fund historisë negative, por s ërish pa gjetur fitoren. Trajneri holandez Luis van Gaal, pas këtij barazimi, mbetet ende në pikëpytje për të ardhmen, ndërsa më i kënaqur nga barazimi mbeti kolegu i tij i sapoemëruar në stolin e Çelsit të Londrës, Gus Hidink. Arsenal fitoi 2-0 ndaj Bournemouth, duke marrë kryesimin në Premier League. Por topçinjtë e Londrës duhet të presin edhe ndeshjen e së martës mes Leicester dhe Manchester City, dhe mjafton që skuadra suprizë e këtij sezoni të mos fitojë me Mançester Siti. Sakaq, Stoke fitoi 4-3 ndaj Everton me dy gola të lojtarit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Përmbysje dhe emocione në këtë përballje ndërsa Totenhme fitoi 2-1 në fushë të Vatford.
Premier League
Java e 19-të/ 28 dhjetor
Crystal P.-Svansa 0-0
Everton-Stoke 3-4
Noruiç-Aston Vila 2-0
Vatford-Totenhem 1-2
UBA-Njukasëll 1-0
Arsenal-Bournemoth 2-0
Manch.U – Chelsea 0-0
Uest Hem-Southamptos 2-1
29 dhjetor
20:45 Leicester – Manch. C
30 dhjetor
20:45 Sunderland-Liverpul
Klasifikimi
Arsenal 39
Leicester 38
Tottenhem 35
Manch. C. 35
Crystal P. 31
Manch. U 30
Uest Hem 29
Vatford 29
Stoke 29
Liverpul 27
Everton 26
Southampton 24
UBA 23
Chelsea 20
Noruich 20
Bournemouth 20
Svansea 19
Njukasëll 17
Sunderland 12
Aston Vila 8
KOHA JONË SONDAZH

