Jupi: Nuk është çudi nëse Tirana t’i humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura
Humbja e Tiranës ndaj Kukësit ditën e djeshme ka bërë që të dyshohet edhe fitimi i titullit nga bardheblutë. Për momentin janë vetëm 6 pikë para verilindorëve dhe duhen edhe katër ndeshje, por Redi Jupi, në “Procesi Sportiv” u shpreh se me paraqitjen e fundit, nuk do ishte befasi nëse djemtë e Egbo-s i humbin të gjitha ndeshjet.
“Kampionati nuk është rihapur shumë, por gjendja e Tiranës sot me shumë mundësi i ka shqetësuar ata brenda klubit. Gjashtë pikë për katër ndeshje nuk janë asgjë, por me lojën e shfaqur sot nuk është çudi t’i humbasë të katërta ndeshjet.
Derbi i javës së ardhshme është një mundësi e mirë për të zhvilluar një ndeshje të nivelit të lartë pas pandemisë. Për Partizanin do ishte një mundësi shumë e mirë për të shpëtuar një sezon të tillë me një fitore në derbi”, u shpreh fillimisht Jupi.
KOHA JONË SONDAZH

