Jurgen Klopp në stolin e Liverpul? Çelsi në krizë, Muorinho thotë “jam më i miri”

Jurgen Klopp duket se pas largimit nga Borussia Dortmund, ka gjetur ekipin e ri. Klopp kishte planifikuar në momentin kur vendosi të largohej nga stoli i verdhezinjve, të qëndronte 1 vit larg fushave.

Mediat britanike raportojnë për arritjen e një marrëveshjeje mes drejtuesve të Liverpulit dhe teknikut gjerman. Të njëjta burime, thonë se drejtuesit e skuadrës angleze kanë përshpejtuar përpjekjet për të sjellë në “Anfield Road” një emër të njohur të stolit pas largimit të Brendan Rogers.

Përflitet për një kontratë që do ta mbajë Jurgen Klopp të mbërthyer për tri vite me skuadrën e Liverpulit. Megjithatë, për momentin asgjë nuk është zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si klubi, ashtu edhe trajneri, nuk kanë komentuar zërat, ndërkohë që në listën e të kontaktuarve thuhet se është edhe Carlo Ancelotti, edhe ky “i papunë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stoli i Liverpulit mbeti bosh pas shkarkimit të Brendan Rogers. Ky i fundit ishte viktimë e rezultateve të dobëta të skuadrës, i fundit 1-1 të dielën në derbin me Evertonin.

Trajneri i Chelsea, Hose Mourinho gjithashtu ka qenë nën presion pas humbjes së skuadrës së tij. Megjithatë, Mourinho tha se ai  nuk mund të zëvendësohet, pasi “mbetet trajneri më i mirë për momentin, në qarkullim.”  Modestisë së tij iu shtua edhe mbështetja e klubit të Chelsea.    

 

Premier League  

Java e 8-të/ 3- tetor

Crystal P.-UBA                   2-0

Bournemouth-Vatford  1-1

Aston Vila-Stoke              0-1

Manch. City-Njukasëll         6-1

Noruich-Leicester               1-2

Sunderland-Uest Hem         2-2

Chelsea –Saothampton      1-3

4 tetor

Everton-Liverpul                 1-1

Arsenal-Manchester U.       3-0

Svansea-Totenhem             2-2

 

Klasifikimi

  1 Manchester C.           18

  2 Arsenal                      16

  3 Manchester U.           16

  4 Crystal Palace           15

  5 Leicester                    15

  6 Uest Hem                   14

  7 Everton                      13

  8 Tottenhem                  13

  9 Southampton              12

  10 Liverpool                  12

  11 Svansea                   10

  12 Vatford                      10

  13 Noruich                      9

  14 Stoke                          9

  15 Bournemouth             8

  16 Chelsea                     8

  17 UBA                            8

  18 Aston Villa                  4

  19 Sunderland                3

  20 Njukasëll                      3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?