FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jurgen Uldedaj në majën e boksit Europian, fiton ndaj boshnjakut Beljo (VIDEO)

Jurgen Uldedaj ngjitet në majën e boksit Europian. Sportisti shqiptar arriti një fitore të madhe ndaj boshnjakut, Damir Beljo, për të marrë brezin e titullit “WBA Continental” në kategorinë Cruser.

Një dominim absolut në ring për të fituar me pikë duelin me Beljo, që në disa raste shmangu nokautin përballë Uldedaj. Të shumtë ishin tifozët shqiptarë që mbështesnin në impiantin e Mynihut sportistin lezhjan që kishte supermacinë ndaj kundërshtarit.

26-vjeçari, tashmë me 17 fitore dhe një humbje në karrierën e tij, arriti të mbajë ritmin gjatë 10 raundeve dhe të dominojë kundërshtarin, ndonëse me një eksperiencë më të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
🔴LIVE: JURGEN ULDEDAJ DHE SHEFAT ISUFI KËRKOJNË TITUJT EVROPIANË NË WBA 🥊

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?