Jurgen Uldedaj ngjitet sot në ringun e Wembley Arena, kampioni shqiptar përballet me Austine Nnamdi

Londra do të jetë sot qendra e vëmendjes për sportdashësit shqiptarë, teksa kampioni i boksit profesionist, Jurgen Uldedaj, rikthehet në ringun prestigjioz të “Wembley Arena” për të mbrojtur titullin botëror në versionin IBO në një duel me rëndësi të veçantë për karrierën e tij.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht, kundërshtari i boksierit shqiptar ka ndryshuar. Përballë Uldedajt do të jetë tashmë Austine Nnamdi, i cili pritet të testojë formën dhe ambiciet e kampionit shqiptar në një përballje që vlerësohet me interes të lartë.

Sfida zhvillohet në kuadër të një eventi të rëndësishëm të organizuar nga BOXXER dhe do të transmetohet për publikun ndërkombëtar përmes BBC iPlayer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrugëtimi i Jurgen Uldedajt drejt elitës së boksit profesionist ka kaluar nga Shqipëria drejt arenave ndërkombëtare në Gjermani dhe Angli, ku ai ka fituar eksperiencë në evente të nivelit të lartë. Në vitet e fundit, shqiptari ka qenë pjesë e eventeve të organizuara nga promotore të njohura si Matchroom Boxing, Queensberry Promotions dhe së fundmi BOXXER.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një serie fitoresh bindëse, Uldedaj arriti të shpallet kampion bote në versionin IBO, duke shkruar një moment historik për boksin shqiptar dhe duke forcuar profilin e tij në skenën ndërkombëtare.

Në “Wembley Arena”, kampioni shqiptar synon jo vetëm të mbrojë titullin, por edhe të konfirmojë pozitat e tij mes emrave të rëndësishëm të boksit profesionist. Një fitore ndaj Austine Nnamdi mund t’i hapë rrugën përballjeve edhe më të mëdha në arenën botërore.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "JWERCEN ULDEDAJ AUSTEO NNAMDI IBO WORLD CRUISERWEIGHT CHAMPIONSHIP SONTE, LIVE 19:30 DigitAlb"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?