Juve +7 nga Roma, mediat angleze: Fergi pse e largove Pogba! (Foto)

Paul Pogba dhe Lichsteiner shënuan dy golat e fitores së Juves, në përballjen e javës së 20-të në Seria A, ndaj Kievos, duke i dhënë jo vetëm fitoren bardhezinjve, por edhe garancinë për të mbrojtur titullin e radhës kampion. Roma e vendit të dytë u ndal në barazim 1-1, në Firence. Me një lojtar si Pogba, që po shkëlqen çdo javë, Juve e ka më të lehtë, ndërkohë që mediat angleze gjejnë rast të kritikojnë   Aleks Ferguson, ish-trajnerin e Djajve të Kuq, që e largoi francezin pak sezone më parë, për një shumë qesharake. Tashmë Junajtid po e kërkon,  por nuk e blen dot as 50 mln euro, sepse Çelsi dhe Real Madrid janë gati të paguajnë edhe mbi 70 mln euro. Këto shifra marramendëse jepen në merkaton, ndërkohë që Juve marshon e qetë drejt titullin kampion në Seria A.  – “Jemi një grup fantastik.” Janë këto fjalët e Angelo Ogbonna. Dhe fotografia që ai poston, i entuziazmon të gjithë tifozët bardhezi, sepse është në krah të lojtarëve Chiellini e Pogba. Juventus arriti të fitojë ndeshjen e fundit në Seria A, ndaj Kievos dhe thelloi diferencën me vendin e dytë, që mbahet nga Roma.  Edhe trajneri Massimiliano Allegri ndan të njëjtin mendim: – “Një grup i bashkuar, që duhet të jetë i tillë për një garë të gjatë, siç është kampionati italian.” Grupi bardhezi, i formuar nga trajneri Antonio Conte, ndihmohet nga veteranët bardhezi. Allegri ka meritë sepse ka ditur të përshtatë të rinjtë për të ngritur edhe më tej nivelin e kësaj skuadre. Roma barazoi 1-1 me Fiorentinën në Firencë, duke lënë dy pikë në garë për titull. Gomes shënoi për vendasin në pjesën e parë dhe Ljajiç barazoi shifrat në pjesën e dytë.  Ky barazim i kushtoi Romës shumë, pasi e sheh veten plot 7 pikë pas kryesuesve të Juves.

Serie A – Java e 20-të

Cagliari-Sassuolo           2-1

Swiss Digital Desktop Reklama

 Lazio-Milan                   3-1

Swiss Digital Mobile Reklama

Të djelën

Verona-Atalanta            1-0

 Inter-Torino                0-1

Juve-Kievo                  2-0

Parma-Cesena             1-2

Sampdoria-Palermo       1-1

Fiorentina-Roma            1-1

Të hënën

19:00 Empoli – Udinese

21:00  Napoli –Genoa

 

Klasifikimi

Juventus              49

Roma                 42

Lazio                  34

 Sampdoria         34

Napoli                33

Fiorentina           31

Genoa                28

Palermo               27

Inter                    26

Milan                    26

Sassuolo              25

Torino                  25

Udinese               24

Verona                 24

Atalanta               20

Empoli                  19

Cagliari                  19

Chievo                  18

Cesena                 12

Parma                   9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?