Juve fund i lumtur ndaj Torinos, Mihajloviç e shpëton vetëm fitorja

 

Juventus rikthehet te fitorja. Pogba shënoi për Juven në  19, por Bovo barazoi shifrat në pjesën e dytë. Cuadrado kaloi ba rdhezinjtë në avantazh në minutën e fundit, duke kthyer kampionët në fuqi te fitorja. Juve me fitoren në derbi me Torinon ngjitet në kuotën e 15 pikë. Interi e nisi mirë ndeshjen me Romën dhe kaloi në avantazh duke e mbyllur 1-0 pjesën e parë dhe duke marrë kryesimin. Inter u ngjit një pikë mbi Romën,  me gol të Medel. Por për të mbajtur kreun u duhej   të administronte këtë fitore në pjesën e dytë si dhe të shpresojë që Fiorentina dhe Napoli nuk do të fitojnë sot për të mbajtur më i sigurtë kreun.  

Nesër  është radha e  Milan. Humbja 4-0 me Napolin katër ndeshje më parë, që ka konfirmuar problemet e Milanit, duke nxjerrë në dukje mangësitë e merkatos, probleme teknike dhe mungesën e karakterit nga ana e lojtarëve ka qenë edhe ndeshja që ka shtyrë Mihajloviç që të bëjë atë që shumë paraardhës të tij nuk e kanë bërë kurrë te Milani, të thotë qartë: “Trajneri jam unë dhe vendos unë. Për skemat dhe lojtarët”. Dhe, më pas, për të ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Seria A

Java e 11-të

31 tetor 2015

Juventus -Torino 2-1

Inter – Roma 1-0 (45' e para)

1 nëntor  2015

12:30 Fiorentina- Frosinone

15:00 Bologna FC- Atalanta

15:00 Carpi FC- Verona

15:00 Genoa – Napoli

15:00 Udinese – Sassuolo

20:45 Lazio-  Milan

2 nëntor 2015

19:00 Chievo – Sampdoria

21:00  Palermo – Empoli

 

Klasifikimi: Roma 23 Pikë, Inter 21, Napoli 21, Fiorentina 21, Lacio 18, Sassuolo 18, Atalanta 17, Milan 16, Juve 15, Torino 15, Sampdoria 15, Chievo 12,  Palermo 11, Xhenova 11, Udinese 11, Empoli 11, Frosinone 10, Bolonja 6, Carpi 5, Verona 5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?