Juve gabon me Kievon, Inter-Milan…Cila përfiton?
Milan apo Inter? Derbi i madh i Milanos rikthehet nesër në mbrëmje si gjithnjë, edhe më emocionues. Të dyja ekipet e Milanos synojnë të lënë pas zhgënjimin e viteve të fundit dhe do të tentojnë të marrin maksimumin për të pretenduar të paktën një vend në zonën e Champions League. Kjo për faktin se kampionët e Juventus nuk e kanë nisur mirë sezonin. Pas tre ndeshjeve të para Juventus mori edhe pikën e parë, falë një 11-metërshi që Dybala e ktheu në gol në fundin e ndeshjes ndaj Kievos. Bardhezinjtë u befasuan në fillim të ndeshjes nga goli i futbollistit me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj. Ai shënoi pas pesë minutave loja dhe Kievo ishte shumë pranë fitores. Roma fitoi 2-0 në transfertë ndaj debutuesve të Frosinone, me gola të Falque 44’ e Iturbe 93’, duke u ngjitur pas tre ndeshjeve të para në kuotën e 7 pikëve. Roma ndan aktualisht kreun me Kievon, që është edhe surpriza e javëve të para.
Seria A
Java e 3-të/ 12 shtator
Fiorentina-Genoa 1-0
Frosinone-Roma 0-2
Juventus-Kievo 1-1
13 shtator
12:30 Verona – Torino
15:00 Empoli – Napoli
15:00 Palermo – Carpi
15:00 Sampdoria – Bologna
15:00 Sassuolo – Atalanta
18:00 Lazio – Udinese
20:45 Inter – Milan
KOHA JONË SONDAZH

