Juve ngre Superkupën e Italisë në Kinë, fiton 2-0 ndaj Lazio-s
Juventusi fiton Suuperkupën e Italisë. Në finalen e Shanghait përballë Lazios, bardhezinjtë fituan sot pastër 2-0, me gola të blerjeve të verës, Mandzukiç e Dybala, për të koleksionuar Superkupën e shtatë në historinë e klubit.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë pasi në fraksionin e parë të dyja skuadrat hasën vështirësi për t’u përshtatur në fushën e stadiumit të Shanghait, në gjendje të mjerueshme.
Pjesa e parë dhuroi shumë pak emocione, me të dyja skuadrat që preferuan ta ngacmonin pak njëra-tjetrën. Pjesërisht për shkak të fushës jo në gjendje për të pritur një sfidë të këtij niveli dhe pjesërisht për shkak të mungesës së freskisë fizike, Juventusi dhe Lazio nuk arritën të dhuronin një lojë mbi nivelin mesatar.
Goli ishte në ajër dhe Juventusi zhbllokoi shifrat në të 69-ën me Manzukic që shfrytëzoi një krosim për të djegur në duel mbrojtësin Dusan Basta. Katwr minuta më pas, Dybala dyfishoi shifrat.
KOHA JONË SONDAZH

