Juve nuk zhgënjen ndaj Seviljes, Ronaldo 500 gola në karrierë
Juventus është tjetër ekip në Champions League. Ndryshe nga starti i dobët në Seria A, bardhezinjtë edhe si nën –kampionë të Europës, shënuan fitoren e dytë radhazi përballë Seviljes duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Alvaro Morata realizoi për ekipin e Allegri në pjesën e parë të ndeshjes dhe Zaza vulosi fitoren në pjesën e dytë. Në takimin tjetër të Grupit D, Manchester Siti humbi me Juven ndeshjen e parë ndaj kërkonte të shmangte humbjen e dytë radhazi në Gjermanë, përballë Borusia Myshengladbah. Rafael humbi një 11-metërsh për vendasit në pjesën e parë dhe Stendl shënoi në pjesën e dytë për vendasit. Autogol i Kristensen soli barazimin e anglezëve në mesin e kësaj pjese loje dhe në fund Aguero me 11-metërsh i dha tre pikët e para ekipit anglez. Në Grupin A, Real Madrid përballë Malmos zhbllokoi rezultatin me Cristiano Ronaldon në 29’. Portugezi vulosi fitoren në 90’, 2-0. Cristiano Ronaldo po dje realizoi golin e 500 në karrierë, si me klubin edhe me kombëtaren portugeze (455 e 55), si deh barazoi rekordin e Raul. PSG fitoi në Ukrainë ndaj Shahktor që në pjesën e parë, me gola të Auirier dhe Luis. Ibra shënoi golin e tretë në fundin e takimit. Në grupin B, Junajtid u gjet në befasi nga Volsburg në pjesën e parë, por Mata me 11-metërsh barazoi shifrat. Në pjesën e dytë Smalling kaloi anglezët në epërsi. Interesante ishte ndeshja tjetër e këtij grupi, ku CSKA Moskë shënoi tre gola ndaj PSV në pjesën e parë, por holandezët në pjesën e dytë treguan një tjetër lojë dhe vunë në rrezik fitoren e rusëve. Atletico Madrid e fitoi ndeshjen e parë në Turqi, por nuk bëri të njëjtën gjë me Benfikën në shtëpi. Skuadra spanjolle shënoi e para dhe u ndëshkua më tej nga portugezët që përmbysën shifrat në 1-2. Gallatasarai dhe Astana ndanë pikët e para në Kazakistan, pas barazimit dramatik 2-2, në takimin e parë të mbrëmjes së djeshme. Surprizat e një nate më parë nuk munguan në Champions. BATE fitoi ndaj Romës 3-2, Arsenali ndaj Olimpiakos humbi 2-3, dhe Porto fitoi me Çelsin 2-1, duke vënë në vështirësi disa nga ekipet e mëdha të kontinentit që synojnë kalimin e fazës së grupeve. Vetëm Bajern Munih me fitoren 5-0 ndaj Dinamo Zagreb dhe Barcelona që fitoi 2-1 ndaj Bajer Leverkusen nuk zhgënjyen të martën në mbrëmje.
Champions League/ Sot
Grupi A
Malmo -Real Madrid 0-2
Shakhtar D. – PSG 0-3
Grupi B
CSKA M. – PSV 3-2
Manchester U. – Volfsburg 2-1
Grupi C
Astana – Gallatasarai 2-2
Atletico M. – Benfica 1-2
Grupi D
Borusia M. – Manchester C. 1-2
Juventus – Sevilla 2-0
KOHA JONË SONDAZH

