Juve përmbys Manchesterin…Ronaldo e nis me tripletë Champions-in
Spektaklin në ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League e dhuroi, siç pritej, ndeshja mes Manchester Siti e Juventus. Nën-kampionët e Europës fituan në transfertë, me gola të Morata e Mandzukiç, duke përmbysur një autogol të Kielinit, brenda 45 minutave të dyta të ndeshjes. Një përmbysje e madhe dhe një fitore që mban Juven me ambicie për trofeun në këtë kompeticion. Në Grupin D, në ndeshjen tjetër, Sevilja fitoi 3-0 me gjermanët e Borusia Mushengladbah. Në pjesën e dytë Gameiro shënoi me 11-metërsh dhe shpërdoroi një tjetër, por jo Banega në 11-metërshin e tretë që dha gjyqtari për spanjollët. Konoplyanka shënoi golin e tretë, pas një aksioni pa ndihmën e 11-metërshit. Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, por falë ndihmës së 11-metërshit ndaj Shahktor Donjesk, dhe vulosi rezultatin me golin e tretë personal pas një aksioni, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në ndeshjen e parë të grupeve. Tripletë e Ronaldos, kurse Karim Benzema realizoi golin e parë të ndeshjes. Ukrainasit që nga 50’ mbetën me 10 lojtarë. Edhe PSG nuk e pati të vështirë fitoren në ndeshjen tjetër të këtij grupi ndaj Malmo, teksa shënuan Di Maria e Kavani. Në Grupin B, ish-talenti i PSV-së Depay shënoi ndaj skuadrës së tij në fund të pjesës së parë, por Djajtë e Kuq u gjetën në befasi me kalimin e minutave. Moreno barazoi shifrat në fund të pjesës së parë dhe Nasingh shënoi në pjesën e dytë për holandezët. Draxler shënoi golin e fitores për Volsburg ndaj CSKA Moskës, për t’i dhënë tre pikë skuadrës gjermane. Në Grupin C, Benfika i gjeti golat e fitores në pjesën e dytë me modestët e Astana. Ndërsa spanjollët e Atletico Madrid fituan në Turqi ndaj Gallatasarai me dy gola të Griezman.
Sot
Grupi A
PSG- Malmo 2-0
Real Madrid- Shaktar 4-0
Grupi B
PSV-Manchester United 2-1
Volsburg-Cska Moskë 1-0
Grupi C
Benfica-Astana 2-0
Gallatasarai-Atletiko M. 0-2
Grupi D
Manchester City-Juventus 1-2
Sevija- Mynchengladbach 3-0
Nesër: Ora 20:45
Grupi E
Bayern Leverkusen-Bate Borizov
Roma-Barcelona
Grupi F
Dinamo Zagreb-Arsenal
Olimpiacos-Bayern Mynich
Grupi G
Chelsea-Maçabi Tel Aviv
Dinamo Kiev-Porto
Grupi H
Gent-Lion
Valencia-Zenti San Peterzburg
KOHA JONË SONDAZH

